spot_img

Ndodh edhe kjo: Doktori nga Tirana i jep shokut hua 50 mijë euro, pas një jave ai ia vjedh 15 mijë të tjera

spot_img

As regjisori me skenarin më fantastik nuk do ta kishte imagjinuar dhe krijuar ngjarjen që ka ndodhur së fundmi në lagjen Komuna e Parisit në Shqipëri.

Pasi i kishte dhënë hua 50 mijë euro dhe për këtë firmosën te noteri, mjeku Eqerem Hasani i cili më parë ka mbajtur edhe postin e shefit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është vjedhur nga borxhliu.

E gjithë kjo ndodhi pasi mjeku harroi çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38-vjeçarit.

Autori ka përfituar nga kjo pakujdesi e mjekut dhe i është futur në banesë duke i vjedhur shumën prej 15 mijë eurosh.

Pasi nuk ka gjetur paratë, ka qenë vetë mjeku i cili ka denoncuar hajdutin “me fat”.

Më pas autori është identifikuar përmes kamerave dhe është arrestuar, raporton TCH.

Lexo edhe:  Zbulohet edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, 42-vjeçari në Skenderaj kapet me pistoletë dhe fishekë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x