spot_img

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Esat Tahiri nga Skenderaj

spot_img

Sot ka ndërruar jete veterani i luftës, Esat Tahiri nga Skenderaj.

Këtë e ka bërë të ditur Sami Lushtaku përmes një njoftimi ne facebook.

“Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri.

Esati ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar.

Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e dashamirëve.
U prehtë në paqe!”
SL

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA