spot_img

Ndërron jetë njëra ndër mësueset e para në rajonin e Drenicës, Fazile Thaçi-Dervishi

spot_img
spot_img
spot_img

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një prej figurave më të çmuara të arsimit në Drenicë,

Fazile Thaçi Dervishi,

njëra nga mësueset e para në rajonin tonë, e cila për vite me radhë shërbeu me përkushtim të jashtëzakonshëm në shkollën fillore “Jeta e Re” në Komoran, që aktualisht ka emrin “Xheladin Gashi-Plaku”.

Ti nuk ishe vetëm mësuese, ti ishe një misionare e dijes, në kohët më të vështira për arsimin në Kosovë. Në vitet e errëta të viteve ’80, ti i dhe dritë brezave të tërë nxënësish me dashuri, përkushtim dhe durim të pashoq.

Drita jote nuk do të shuhet kurrë. Ajo do të vazhdojë të ndriçojë përgjithmonë në zemrat tona dhe në mendjet e nxënësve që ecnin pas dritës tënde.

Prehu në paqe, mësuese Fazile!

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA