Ka ndërruar jetë punëtori teknik i shkollës fillore “Idriz Mecini”, Lulzim Bajraktari, nga Klina e Epërme e Skenderajt.
Kontributi i tij i vyer, përkushtimi në punë dhe mirësia që e karakterizonte do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona. Ai ishte një zyetar i respektuar dhe një njeri i ndershëm, i cili la gjurmë të pashlyeshme në komunitetin e shkollës sonë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të Martën, më 21.07.2026, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Klinë e Epërme.
Lajmin e ka dhënë vet shkolla përmes rrjetit social “facebook”.
Postimi:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit tonë të dashur dhe shumëvjeçar, Lulzim Bajraktari.
Kontributi i tij i vyer, përkushtimi në punë dhe mirësia që e karakterizonte do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona. Ai ishte një koleg i respektuar dhe një njeri i ndershëm, i cili la gjurmë të pashlyeshme në komunitetin e shkollës sonë.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bajraktari, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Qoftë i lehtë dheu për të dhe i përjetshëm kujtimi i tij.
U prehtë në paqe.





