spot_img

Ndahet nga jeta Avdulla Shaban Nika, babai i dëshmorit Nexhmedin Nika

spot_img
spot_img
spot_img

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur se më 11 qershor 2026 ka ndërruar jetë Avdulla Shaban Nika.

I ndjeri ishte babai i dëshmorit Nexhmedin Nika, duke mbajtur me krenari emrin, veprën dhe sakrificën e birit të tij për lirinë e vendit.

Familjarët e përshkruajnë Avdulla Nikën si një njeri të ndershëm, të urtë dhe me zemër të madhe, i cili gjatë gjithë jetës së tij gëzoi respektin e familjes, miqve dhe bashkëfshatarëve.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 11 qershor 2026, në ora 17:00, në varrezat e lagjes Nika në fshatin Gllanasell.

Familjes Nika u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA