Banorët e Lagjes 1 në Skenderaj, pranë Parkut Amerikan, tash e një kohë të gjatë po përballen me mungesë të ujit pothuajse gjatë gjithë ditës.
Sipas tyre, mbi 90% të kohës rubinetat mbeten të thatë, duke krijuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme.
Situata është bërë edhe më e rëndë në këto ditë të nxehta vere, kur nevoja për ujë është jetike jo vetëm për higjienë dhe gatim, por edhe për shëndetin e banorëve.
Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që urgjentisht të marrin masa dhe të zgjidhin këtë problem që po i shoqëron prej kohësh.
💧 Uji është jetë, rregullojeni problemi dhe lehtësonjani jetën banorëve.
- Advertisement -





