Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se 13 vjeçarja nga Malisheva është gjetur me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë: L.F, 20-vjeçar dhe D.Xh, 37-vjeçar, raporton Sinjali me burime.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dje nga Policia dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.
13 vjeçare nga Malisheva ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.
Vajza u gjet, por ajo që u zbulua pas hetimeve doli të jetë tronditëse për familjen.
Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.