spot_img
spot_img

Mobilizohen banorët e fshatit Shalë për të ndihmuar Rrustem Hasanin të cilit mbrëmjen e kaluar i’u dogj shtëpia

spot_img
spot_img
spot_img

Banorët e fshatit Shalë janë mobilizuar me shpejtësi për të ndihmuar bashkëfshatarin e tyre, Rrustem Hasanin, të cilit mbrëmë i’u dogj shtëpia. Zjarri, që shpërtheu në orët e vona të mbrëmjes, shkaktoi dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Fshati Shalë, i njohur për solidaritetin dhe ndihmën e ndërsjellë ndërmjet banorëve të tij, u aktivizua menjëherë pas lajmit për zjarrin. Banorët kanë filluan të mbledhin ndihma materiale dhe financiare për të ndihmuar Rrustemin dhe familjen e tij në këto momente të vështira.

Mobilizimi dhe solidariteti i banorëve të Shalës është një shembull frymëzues i fuqisë së bashkimit dhe ndihmës së ndërsjellë në momente të vështira.

Kushdo që dëshiron ta ndihmoj Familjen Hasani, të na shkruaj në mesazh.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA