Bashkim Gllareva, mjeku urolog i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që e operoi ish-presidentin Hashim Thaçi në vitin 2020, synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Mjeku urolog e trajtoi Thaçin në prill të vitit 2020, në një rast kur ish-presidentit i duhej të operohej për heqjen e gurëve në veshkë.
Gllareva, i cili është kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, e përshkroi Thaçin si njeri modest, të thjeshtë dhe të qëndrueshëm.
Gllareva, i cili ushtron edhe funksionin e profesorit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, mban numrin 59 në listën e PDK-së.




