spot_img

Petrit Hajdari: “Mirësevjen, Komandant” – Hashim Thaçi pritet me brohoritje në QKUK

spot_img

Historia e Kosovës u ngjit sot shkallëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës, u prit nga qytetarë të shumtë që brohorisnin në përkrahje të tij. Ata ishin aty si njerëz të lirë, të vetëdijshëm se liria e tyre erdhi edhe falë tij.

Me duartrokitje dhe fjalë mbështetjeje, qytetarët shprehën dashurinë dhe respektin për njeriun që ka qenë një nga figurat kyçe të luftës dhe shtetndërtimit të Kosovës. Në këtë moment të veçantë, pranë tij ishin familjarë, miq dhe mbështetës, të cilët përcollën mesazhin se drejtësia duhet të triumfojë dhe se Thaçi do të kthehet sërish në Kosovë si njeri i lirë.

“Dielli do të lindë prapë për Republikën tonë,” – thanë qytetarët, duke shprehur bindjen e tyre se Thaçi do të rikthehet për të vazhduar rrugëtimin e tij politik dhe kombëtar.

Të pafshim sa më parë të lirë, Hashim Thaçi!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA