Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë kryetemë, duke nxitur reagime të shumta.
Kjo ngjarje tërhoqi edhe vëmendje të mediave botërore dhe jo vetëm.
Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn, ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.
“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.