Me nderime ushtarake i është dhënë sot lamtumira e fundit ish-ushtares së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Sanije Musa, e cila shërbeu në Zonën e Shalës.
Ceremonia e varrimit u zhvillua nën një atmosferë të rënduar emocionale, ku familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për ta nderuar kontributin e saj në luftën çlirimtare.
Sanije Musa u kujtua nga të pranishmit si një grua e përkushtuar dhe e guximshme, e cila iu bashkua radhëve të UÇK-së në Shalë e Bajgorës, duke dhënë kontribut në përpjekjet për lirinë e vendit.
Bashkëluftëtarët e përshkruan atë si simbol të qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
E ndjera do të mbetet në kujtesën e familjes, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën, si një bijë e përkushtuar e kësaj treve dhe si pjesë e brezit që kontribuoi në luftën për liri




