Mehdi Gashi, djali i heroit Muhamet Gashi nga fshati Llapushnik, dhe Flamur Alushani, djali i Imer Alushanit nga Komorani, kanë bërë një vizitë të veçantë në konakun e Dajës Salih në fshatin Nekoc.
Në këtë odë të traditës, u bisedua për historinë dhe trashëgiminë familjare, ndërsa Mehdiu dhe Flamuri kujtuan sakrificat dhe kontributin e familjeve të tyre për lirinë e Kosovës. Ky takim ishte një shprehje e respektit për vlerat kombëtare dhe për lidhjet e forta familjare që kalojnë nga brezi në brez.
Në odën e Dajës Salih, atmosfera ishte e ngrohtë dhe e mbushur me emocione, duke rikujtuar historitë e heronjve dhe rëndësinë e ruajtjes së këtyre traditave tona.