spot_img

Me fletarrest të Serbisë, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-ushtari i UÇK-së

spot_img

Një ish-luftëtar i UÇK-së është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

Bëhet fjalë për Blerim Ramadanin, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së. Ai është arrestuar bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po punon me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, njofton Ministria.

Lexo edhe:  Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x