spot_img

Mblidhet shuma prej 24,000€ për shërimin e 55’vjeçarit nga Skenderaji

spot_img
spot_img
spot_img

Shuma prej 24,000 mijë eurosh është mbledhur për shërimin e anëtarit të familjes Bytyqi, Enverit nga Abria e Poshtëme r Skenderajt.

Përmes një postimi, familjaret që u angazhuan në grumbullimin e mjeteve kanë njoftuar se shuma është mbledhur, duke falenderuar secilin për kontribut.

Postimi:

Njoftim nga familja e Enver Bytyqi

Të nderuar qytetarë, njerëz me zemër të madhe dhe humanistë të vërtetë,

Në emër të familjes së Enver Bytyqit, ju njoftojmë se mjetet e nevojshme për trajtimin dhe shërimin e Enverit tashmë janë siguruar plotësisht. Për këtë arsye, nuk ka më nevojë për mbledhje të mëtejshme fondesh.

Shprehim falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush që kontribuoi — me ndihmë financiare, me përkrahje morale apo me fjalë të mira.
Solidariteti juaj ka qenë shembull frymëzues i humanizmit dhe bashkëndjenjës.

Me respekt e mirënjohje,
Familja e Enver Bytyqi !

Zoti ju shperbleftë !

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA