Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike.
Bazuar në këto raporte, shifra të larta vërehet të kenë shpenzuar partitë politike në vend gjatë vitit që kemi lënë pas, shkruan lajminet
KQZ ka sqaruar se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të audimit.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe po e drejton shtetin tash e katër vite është partia e cila ka shpenzuar më së shumti para.
Gjithsej të hyra, kjo parti i ka pas 2 milionë e 337 mijë e 168 euro, për dallim nga viti 2023 që kishin të hyra 2 milionë e 750 euro.
Këto para kanë ardhur, 2 milionë e 258 mijë e 701 euro të hyrat nga buxheti, 493 euro të hyrat nga anëtarësia, 19 mijë e 287 euro donacionet dhe kontributet në të holla, 209 euro kontributet në natyrë në mall dhe shërbime, 53 mijë e 480 euro të hyrat e liruara nga të hyrat e shtyera dhe 4 mijë e 996 të hyrat e tjera.
Por si janë shpenzuar ato?
Lëvizja Vetëvendosje, ka shpenzuar gjatë 2024-tës, 816 mijë e 363 euro në paga dhe kompensime. 135 mijë e 897 euro i janë dedikuar shpenzimeve të transportit, 318 mijë e 769 në reklama, reprezentacion e konferenca, 25 mijë e 36 euro në blerje të mallrave. 316 mijë e 858 euro ishin shpenzuar në shpenzime të përgjithshme e 29 mijë e 168 euro në shpenzime të ndryshme.
Gjithsej, shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë vitit që lam pas, kapin vlerën prej 1 milionë e 805 mijë e 296 eurove