Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu ka marrë pjesë në tubimin e madh elektoral të lagjen Dardania të Prishtinës.
“Takim mbresëlënës dhe njëherit shumë emocionues për mua në lagjen Dardania në Prishtinë, sepse një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar në këtë lagje”, ka shkruar Haxhiu.
“Patëm kënaqësinë që para shumë qytetarëve të kësaj lagjeje ta shpalosim programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Po shihet qartë që qytetarët e Kosovës e kanë ndarë mendjen që PDK dhe Bedri Hamza duhet ta udhëheqin Kosovën, sepse Kosova meriton #mamirë”, tha tutje 109-shi i PDK-së.
Postimi:
- Advertisement -