Pas ndihmës ditë më parë që i dha një mitrovicas, ndihma ka vazhduar edhe nga persona tjerë për Aliun.
Kujtojmë se ditë më parë Alija ishte rrahur në sheshin e qytetit në Mitrovicë, dhe ishte në një gjendje të rëndë emocionale, shkruan Jepi zë.
Në gjendje të rëndë emocionale dhe i lënduar, mitrovicasi e dërgoi tek mjeku dhe e ushqeu duke ia përmirësuar gjendjen.
Pas këtij rasti, ka vazhduar ndihma ndaj Alisë, pasi sot aktivisti Liridon Kurti ishte për vizitë në shtëpinë e lypsarit.
Përmes një postimi, Kurti e ka përshkruar Alinë si zemra e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Alija nuk është vet. Alija është zemra e Mitrovicës🖤💚
- Advertisement -