spot_img

Lushtaku e krahason Kurtin me Millosheviqin: S’e di kush është në pushtet, Jugosllavia apo Kurti

spot_img
spot_img

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me ish-kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

E ky krahasim ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së Lushtakut me ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Nënkryetari i Skenderajt, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, e sheh absurde mospërkrahjen e Qeverisë për vitin 2014. Thotë se vetëm nën udhëheqjen e Kurtit e Millosheviqit nuk është përkrahur Skenderaj.

“Nuk e di kush është në pushtet, nuk e di a është Jugosllavia a është Albini, prandaj kësi lloje situatash kemi parë veç në ish-sistemin e Millosheviqit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një komunë të këtë zero investim, prandaj Albinin e shoh gati njësojë si Milloshoviqin. Unë Albinin e shoh më shumë sesa rival politik, e diskriminon një komunë siç është komuna e Skenderajt, është vërtet për keqardhje për kryeministrin që e drejton një vend”, tha Lushtaku për EO-në.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA