spot_img

Lirohet rryma për pjesën e shpenzuar mbi 800 kilovatë

spot_img

Nga ky muaj kanë hyrë në fuqi tarifa të reja të energjisë elektrike.

Për 8 për qind është liruar çmimi i rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, është vendosur të martën nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjisë të martën.

Deri tash, çdo shpenzim mbi 800 kilovatë ka kushtuar 14.45 centë për tarifën e lartë (të ditës) dhe 6.81 centë për tarifën e ulët (atë të natës). Me zbritje çmimi i kilovatit të shpenzuar mbi blloktarifë kushton 13.29 centë për tarifën e lartë dhe 6.26 për tarifën e ulët.

Vendimi është arsyetuar me uljen e çmimit të importit dhe me uljen e nivelit të shpenzimit.

Vitin e kaluar ZRrE kishte marrë vendim për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, vendim ky që ishte kritikuar nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile. Ndërsa, Qeveria kishte thënë se Kosova ka rrymën më të lirë në rajon dhe se ka marrë disa vendime për subvencionimin e energjisë së shpenzuar për qytetarët.

Lexo edhe:  Veprimi i Ismajlit që s’u pa në TV: Shkoi në tribuna dhe përqafoi nënën e tij pas fitores kundër Polonisë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x