Shtimi i numrit të karabinierëve sot Urën e Ibrit, që KFOR e quajti “operacion rutinor” ka nxitur reagime në vend, shkruan Jepi zë.
Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se kjo situatë te Ura e Ibrit nuk është e befasishme.
Sipas tij, Kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij po punon në favor të Serbisë. Siç pretendon ai, Kurti ka qëllime, të cilat janë në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë.
Postimi i plotë i Mehmetajt:
Per ne qe e dijme qe Albin Kurti punon per Serbi, kjo situate nuk eshte kurrefare befasie.
Ai ka tri qellime: Autonomi sa me e madhe per serbet ne Kosove.
Permiresim i imazhit te Serbise ne Perendim.
Dobesim i pergjithshem i shtetit te Kosoves.
Te tria keto po i ben me sukses te plote.
P.S
A hapet ura a jo kurrefare rendesie nuk ka. Tashme ate pjese, permes planit franko-gjerman, ai e ka dorezuar te Serbia. Eshte njejte sikur ta besh pazar pronen e me pas t’i thuash atij qe ia ke shitur “dua ta hap nje dere brenda prones qe ta dhash”.
Cfare rendesie do te kishte kjo?