spot_img

Lëvizja Vetëvendosje kërkon përsëritjen e votimit me postë

spot_img

Në një ankesë drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se ky proces të përsëritet.

Sekretari i LVV-së, Alim Rama, ka thënë se procesi i votimit me postë është lënduar.

“Ne po presim prej PZAP-së të vendosë që të anulojë votimin me postë dhe të kërkojë përsëritjen e procesit”, ka thënë Rama për KOHËN.

LVV-ja po pretendon për manipulime të votave me postë nga Lidhja Demokratike (LDK). Gjithashtu, partia fituese e zgjedhjeve pati kërkuar të rishikohen disa fletëvotime me postë që janë shpallur të pavlefshme – diçka për të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi kundër.

KQZ-ja në njoftim të shtunën ka thënë se po pret që të shqyrtohen ankesat e LVV-së e më pas të shpallen rezultatet përfundimtare.

Në votimin me postë, LVV-ja doli e para me 31.963 vota apo 51.57 për qind. E dyta është LDK-ja me 18.933 vota apo 30.55 për qind. PDK-ja e treta ka 5878 vota apo 9.48 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2 mijë vota apo 3.23 për qind.

Sipas rezultateve nga numërimi i të gjitha votava, LVV-ja pritet t’i ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e koalicioni AAK-Nisma tetë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA