spot_img

Lajm i mirë/ Arta Hajzeraj është gjetur shëndosh e mirë, kthehet pranë familjes në Zwickau

spot_img
spot_img
spot_img

Arta Hajzeraj, 13-vjeçare nga Istogu, e cila ishte raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau të Gjermanisë që nga data 27 qershor, është gjetur shëndosh e mirë dhe është kthyer sot në shtëpi, pranë familjes së saj.

Lajmin e ka konfirmuar babai i saj, përmes një bisede telefonike me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar menjëherë pas lajmit të mirë, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që u solidarizuan, ndanë informacionin dhe treguan gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e vajzës.

Njoftimi i plotë:

 

dr besnik shehu

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA