Ka ndërruar jetë invalidi i luftës, Hajrullah Ramadani nga fshati Prekaz i Skenderaj.
Lajmin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij pëmes rrjeteve sociale, shkruan Jepi zë.
I ndjeri Hajrullah Ramadani- Lahi, ishte invalid i luftës i cili në trupin e tij bartë 17 plagë nga lufta.
Njoftimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Njoftojmë familjarët, farefisin, shokët dhe të gjithë të tjerët se, sot ndërroi jetë më i dashuri ynë Hajrullah Ramadani.
Varrimi bëhet nesër, më datë: 08.04.2024 në ora
18: 00, në Varrezat e Lagjës Hasanaj në fshatin Prekaz i Epërm.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilin dha pjesët e trupit dhe barti plagë të rënda një qerek shekulli edhe pse jo pa dhimbje, por me krenari të madhe.