spot_img

Lajm i hidhur: Ndërron jetë mësuesja e parë e Drenicës

spot_img
spot_img
spot_img

Familjet Rrecaj dhe Istrefi kanë marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjares së tyre, Feride Rrecaj Istrefi.

Ish-mësuesja e parë e Drenicës ka ndërruar jetë në Oslo, Norvegji.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka pikëlluar personelin arsimor dhe të gjithë ata që e kanë njohur, si mësuese dhe si njeri.

Feride Rrecaj Istrefi ishte një prej mësueseve më të respektuara dhe më të përgatitura në Drenicë e Mitrovicë. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj dhe la një ndikim të madh në jetën e nxënësve dhe kolegëve të saj.

Me pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj profesionit të mësuesit, ajo fitoi respekt të madh dhe ishte një model për shumë breza.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA