Ky është shoferi që vdiq pasi humbi kontrollin dhe goditi disa automjete të parkuara në Nekoc të Drenasit

spot_img
spot_img
spot_img

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në Nekoc të Drenasit, ku ka humbur jetën Sh. Bylykbashi, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.  Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një  automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”

Lajmi i fundit
LAJME TJERA