spot_img

Ky është i riu, Gentrit Hajdini që mbeti i vdekur pas aksidentit që pësoi me motoçikletë sot në Komoran

spot_img

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot pasdite në Komoran, në rrugën “Nazmi Gashi”.

Mësohet se i vdekur ka mbetur Gentrit Hajdini.

Në këtë aksident ishin përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin ku ndodhi ngjarja.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu, flet për herë të parë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x