spot_img

KV Gryka pranë titullit kampion pas një tjetër fitoreje bindëse!

spot_img

Ekipi i vajzave KV Gryka nga Drenasi vazhdon rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Ligën e Parë të Volejbollit të Republikës së Kosovës – Grupi i Lindjes, duke shënuar një tjetër fitore të rëndësishme.

Me rezultatin 3:0 ndaj KV Arbëria, ato sigurojnë pozitën e parë në tabelë dhe janë vetëm një hap larg ngritjes së trofeut.

Pas 15 ndeshjesh, skuadra ka regjistruar 13 fitore, duke treguar dominim të jashtëzakonshëm dhe shpirt luftarak.

Ky sukses është një krenari për qytetin e Drenasit, duke dëshmuar se puna e palodhshme dhe bashkimi i ekipit sjellin rezultate të shkëlqyera.

Me vetëm një sfidë të mbetur për të kurorëzuar këtë rrugëtim fantastik, KV Gryka dëshmon se punë dhe angazhim arrihet çdo gjë.

Forca Gryka!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA