spot_img

Kur hyn në mes paraja, njerëzit humbasin çdo vlerë

spot_img
  • Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.
  • Një shkëndijë ndez një mal.
  • Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.
  • Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë”
  • Ruaju të të ruajë perëndia.
  • Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
  • Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
  • S’lidhet kali me pe.
  • Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
  • Ujku mjergull kërkon.
  • Përmend qenin, bëj gati shkopin.
  • Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.
  • Më i keqi vëlla të merr hakun.
  • Ndarja është më e mira e të ligave.
  • Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.
  • Gjumi natës i randë i bën keq ditës.
  • Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.
  • Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke.
  • Nuk mbushet pusi me pështyma.
  • As këmishës së shtatit s’është për t’i besu.
  • Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë.
  • Ç’ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.
  • Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.
  • Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
  • E thëna dhe e bëra janë larg.
  • I marri premton dhe budallai shpreson.
  • Kur qesh djalli e ka punën keq.
  • Mba murin mos bie.
  • Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.
  • Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
  • Mos u bëj thes i çpuar.
  • Mos dëgjo ç’thotë ai për vete, por dëgjo ç’thonë bota për të.
  • Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.
  • Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.
  • Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë.
  • Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.
  • Nuk është ar gjithë që ndrit.
  • Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
  • Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.
  • Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
  • Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
  • Mendja me mendjen, pjellin mëndje.
  • Me një ka nuk bëhen pendë.
  • Me nji tra nuk mban shtëpia.
  • Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
  • Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.
  • Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
  • Miku harrohet po të largohet.
  • Miku i mirë vjen nga porta.
  • Nuk bëhet stani me dhi të egra.
  • Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
  • Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
  • Miku i mikut tim, është edhe miku im.
  • Një krah s’mban kala.
  • Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
  • Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
  • Për një shamatë, lypen dy veta.
  • Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.
  • Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
  • Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
  • S’bëhet lëmi me një kalli.
  • S’bëhet stani me lepura.
  • S’mblidhen lepujt në vath.
  • S’mbushet thesi me një kokërr.
  • Syri është më i mprehtë se kordha.
  • Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.
  • Shokë bashkë, e bukë veç.
  • Shoku sa duhet, aq qortohet.
  • Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
  • Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
  • Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë.
  • Uji fle, hasmi s’fle.
  • Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
  • As nuk kam, as më mbarohen.
  • Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.
  • Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj.
  • Bukë e kripë e zemër.
  • Çilet dera, rritet ndera.
  • Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.
  • Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.
  • Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.
Lexo edhe:  “Mos u çudit nëse kanë me ta kthy shpinën ata që veç mirë ju ke bë”
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x