spot_img

Kunati i Albulena Haxhiut për dorëheqjen e Aliut: Është momenti me u distancu nga politika degraduese e Albinit

spot_img
spot_img
spot_img

Dardan Krasniqi, kunati i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, ka reaguar pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga pozita e Ministrit të Infrastrukturës, shkaku i zgjedhjes së Dimal Bashës Kryeparlamentar.

Krasniqi ka thënë se “sot është momenti me u distancu nga politika degraduese e Albinit!”.

“Liburnin tash të çmendurit e të padinjitetshmitë për të cilt ka nëvojë Albin Kurti – kanë me e kryqzuar deri në argat i Vuçiqit! Ata që kanë dinjitet e duan krenarinë të drejtën e vlerën, sot është momenti me u distancu nga politika degraduese e Albinit! Një organizatë e dinjitetshme me mija aktivist shëmbullor nuk duhët me leju me shkue për lesh me Dimala e Co! Nuk është ego, nuk është inati është detyrim i sëcilit prej nesh mos me leju shkatrrimin!”, ka shkruar Krasniqi.

Aliu, përmes një postimi në Facebook, tha se dorëheqjen e ka dorëzuar sot te Kurti.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA