Në kuadër të forcimit të partneritetit ndërmjet institucioneve arsimore dhe Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova është nënshkruar marrëveshja bashkëpunimit mes Degës së Kryqit të Kuq të Kosovës në Drenas dhe Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Drenas.
Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari i Degës së Kryqit të Kuq, z. Nuhi Hoxha, dhe drejtori i Gjimnazit, z. Naim Doberdolani. Ky bashkëpunim ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta humanitare, edukative dhe sensibilizuese, ndihmës së parë me fokus në promovimin e vlerave humane, solidaritetit, ndihmës së ndërsjellë dhe përkujdesjes ndaj komunitetit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, palët zotohen të organizojnë trajnime, ligjërata dhe fushata informuese për nxënësit, si dhe të përfshihen në projekte të ndryshme vullnetare në shërbim të qytetarëve të komunës së Drenasit.
Ky hap përbën një shembull të mirë të bashkëpunimit mes shkollave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova duke i hapur rrugë një partneriteti të qëndrueshëm në të ardhmen.




