Turqia është tronditur nga krimi i rëndë në familje. Mediat raportojnë që një 35-vjeçar i dënuar i quajtur Recep Cengiz, mori leje nga burgu dhe vrau nënën e tij, vajzën e tij 8-vjeçare, ish-gruan dhe më pas kreu vetëvrasje.
Cengiz kishte marrë një leje 11-ditore nga burgu ku po vuante një dënim katërvjeçar, për mashtrim dhe kërcënime me armë.
Krimi ndodhi në lagjen Kuşkagız në Ankara ku 35-vjeçari fillimisht debatoi me nënën e tij 57-vjeçare, Aziz, përpara se ta vriste atë dhe vajzën e tij 8-vjeçare, Azra.
Më pas ai i futi trupat e tyre në bagazhin e makinës së tij dhe shkoi në shtëpinë e ish-gruas së tij, Ukan.
Atje, sipas mediave turke, ai u maskua si shpërndarës dhe e vrau atë në hyrje të ndërtesës përpara se të qëllonte veten dhe t’i jepte fund jetës së tij.





