Katër të arta dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos në Kampionatin Ballkanik U-21, të mbajtur këtë fundjavë në Tiranë.
Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg) fituan të artat, ndërsa Sidorela Dodaj (52 kg) u stolis me të bronztën.
Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse. /Klankosova.
- Advertisement -