Komuna e Skënderajt gjatë ditës së sotne ka shpërndarë freza falas për të ndihmuar bujqit në zhvillimin e aktiviteteve të tyre bujqësore.
Ky veprim synon të përmirësojë prodhimin bujqësor dhe të ofrojë mbështetje për fermerët në zonë.
Frezat janë shpërndarë në pjesën më të madhe të komunës nën një program të koordinuar nga autoritetet lokale për të rritur potencialin bujqësor dhe të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të rajonit.
“Një nga fushat më me prioritet i Qeverisjes sonë mbetet bujqësia, andaj ky fundvit po përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u ndarë secilit prej 40 bujqve punëtorë, freza, për ta bërë më të lehtë punën e tyre të përditshme bujqësore, dhe me këtë po përfundojmë suksesshëm këtë vit, me një numër të paarritshëm deri më tani prej 763 përfituesve të pajisjeve të ndryshme bujqësore.”