spot_img

Komandant Tara në Hagë: Pyetjeve të mbrojtjes ju përgjigjem, prokurorisë jo

spot_img

Ismet Tara, ish-komandant i zonës së Rahovecit dhe i njohur me nofkën “Komandant Hoxha”, ka vazhduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para se të fillonin pyetjet, mbrojtësi i Tarës kërkoi që ai të ketë mundësinë të flasë për 10 minuta dhe të sqarojë disa detaje mbi dokumentin, ku pretendon se u cilësua tradhtar.

Mirëpo, kërkesa e mbrojtjes për këtë kohë u refuzua dhe procesi vazhdoi me pyetjet e mbrojtjes të ish-krerëve të UÇK-së.

Komandant Tara ka thënë se do t’i përgjigjet vetëm avokatëve të ish-krerëve dhe jo prokurorisë.

Ani pse ju bë me dije se është i detyruar t’i përgjigjet edhe prokurorisë.

“Po përgjigjem pyetjeve të mbrojtjes, por jo pyetjeve të prokurorisë time, e cila ka fshehur dokumentin tim”.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA