spot_img

Kërkohet suspendimi i drejtorit policor nga Mitrovica, Riza Murati, gruaja e të cilit u detyrua të ikë në Gjermani nga dhuna

spot_img

Inspektori Policor i Kosovës, ka kërkuar suspendimin e Riza Muratit, kapitenit policor që dyshohet për dhunë sistematike ndaj gruas së tij.

Kështu thuhet në komunikatën e IPK-së:

“Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.

Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore.

IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente.

Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës”

Lexo edhe:  25 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të UÇK-së
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x