Asambleja komunale e Komunës së Skënderajt, ditë me parë ka votuar komisionin e dhënies së banesave për familjet e dëshmorëve, të cilat priten të ju shpërndahen kësaj kategorie te sakrifices sublime për lirinë e Kosovës.
Ndërtimi i këtyre banesave ka filluar gati për më shumë se një dekadë, ose në mandatin e parë të Sami Lushtakut.
Për vite me radhë, për shkak të mosplotësimit të obligimeve ndaj operatorit, kishte ndërprerje në punë, e cila tashmë është përfunduar tërësisht dhe qelësat mund t’i ndahen familjeve të dëshmorëve.
Komisioni është i përbërë nga Musa Fazliu-Ideal, Miradie Buliqi dhe Liridona Koci nga PDK, si dhe Albinot Mehmeti, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale dhe shoqatat e UÇK-së.
Megjithatë, do të jetë sfidë e madhe për ta kryer punën e tyre, pasi që kërkesa për banesa është shumë më e madhe se numri i disponueshëm i banesave.