spot_img

Kërcet grushti mes dy të rinjve në Vushtrri, njërit prej tyre i gjendet një thikë

spot_img

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Në një ngatërresë u përfshinë edhe dy të rinj në Vushtrri, të cilët dyshohet se u rrahën keq mes vete.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Burim Muli’, teksa motivi që i shtyu drejt përleshjes dyshohet të jetë një konflikt verbal mes vete.

Dy të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që ia shkaktuan njëri-tjetrit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar te njëri prej të dyshuarve një thikë dhe një sprej.

Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA