spot_img

Java e ardhshme parashikohet me ndryshime drastike të motit, erëra të fuqishme, borë e acar

spot_img

Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese të kontinentit.

Nën dominimin e shtypjes së lartë atmosferike, të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të jenë në ngritje deri në 14°C, përshkuar me mjegulla të dendura në viset e rrafshta orëve të para të ditës dhe minimalet prej 0°C – 4°C.

Të mërkuren mbasdite me rënien e presionit atmosferik, moti i ndryshueshëm do të përcillet me erëra të fuqishme jugore, rrebeshe shiu të cilat me kthimin e erës në drejtimin verior do të kthehen në reshje bore orët e para të së enjtes.

Dita e premte do të karakterizohet me reshje shiu të cilat vende vende do të jenë të intenzitetit të shtuar dhe erëra të furishme jugore nga 15 – 25m/s, të cilat mund të vështirësojnë veprimtaritë normale të qytetarëve.

Orët e pasditës pritet që drejtimi i erës të ndërrojë kahje veriore, me ç’rast reshjet e shiut do të shëndrrohen në të borës, e cila mund të krijoj shtresa edhe në nivelet e ulëta urbane.

Ditët e vikendit dhe fillimi i javës së ardhshme me acar tipik dimëror dhe temperatura të ulëta nën mesataret e periudhës.

Lexo edhe:  Shkelje flagrante në projektin për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pezullohet tenderi 3 milionësh
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x