spot_img

Intervistë ekskluzive me trainerin Shpend Ibrahmi, para ndeshjës së parë gjysmë finale ndërmjet FC Drenicës dhe FC Liqenit

spot_img

Drenica Sot: Përgatitjet për Ndeshjen:
– Si kanë shkuar përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmë finale kundër KF Drenicës?
– A keni ndonjë strategji të veçantë për këtë ndeshje?

Shpend Ibrahimi: Përgatitjet për fazën e gjysmëfinaleve kanë shkuar sipas planit të paraparë, me çdo element të përshtatshmërisë.
Duke njohur tashmë kundërshtarin, jemi munduar të afrohemi sa më shumë me ideologjinë e lojës që synojmë në kuadër të këtyre përballjeve.

Drenica Sot: Gjendja e Ekipit:
– Si është gjendja e përgjithshme e ekipit para ndeshjes? A ka ndonjë lojtar që është i dëmtuar ose i papërgatitur?
– Si e shihni formën aktuale të ekipit tuaj?

 

Shpend Ibrahimi: Gjendja e përgjithshme e ekipit është mjaftë e mirë. Kemi arritur të rigjenerohemi në maksimum, me numrin total të lojtarëve prezent në stërvitje. Ekipi duket në formën optimale që synohet edhe nga ne si staf, por edhe harmonia e disponimi para ndeshjes është në nivelin maksimal.

Drenica Sot: Analiza e Kundërshtarit:
– Çfarë mendoni për ekipin e KF Drenicës? Cilat janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta?
– Si planifikoni t’i kundërshtoni lojtarët kyç të KF Drenicës?

Shpend Ibrahimi: Drenica në vete ka një miks kaulitetesh shumë të mira. Përvoja, të rinjtë dhe të huajt kanë krijuar një ekip tejet solid duke e dëshmuar dhe me pozicionimin në vendin e dytë në kuadër të garave të rregullta kampionale.

Drenica Sot: Presioni dhe Motivimi:
– Si po i menaxhoni presionin dhe pritshmëritë para një ndeshje kaq të rëndësishme?
– Si po i motivoni lojtarët për këtë sfidë të madhe?

Shpend Ibrahimi: Lojtarët tanë e njohin presionin e fazës së Play-Off, e dijnë rëndësinë e ndeshjeve dhe motivi tek ta gjithmonë është në maksimumin e kërkuar.

Lexo edhe:  Vdekje e dyshimtë në QKUK, 68-vjeçari ndërron jetë

Drenica Sot: Taktikat dhe Formacioni:
– A do të ketë ndryshime në formacionin ose taktikat e ekipit krahasuar me ndeshjet e mëparshme?
– Çfarë do të jetë roli i lojtarëve kyç në këtë ndeshje?

Shpend Ibrahimi: Liqeni njihet për një sistem loje që e aplikon thuajse ngjashëm si ndaj çdo kundërshtari. Atraktivitet krahas lojës së fortë. Lojtarët e dinë secili rolin e tij individual e ekipor brenda lojës, andaj edhe besimi im tek ta është i paluhatshëm.

Drenica Sot: Synimet për Ndeshjen:
– Cili është synimi kryesor për këtë ndeshje gjysmë finale?
– A mendoni se është e rëndësishme të arrini një rezultat të favorshëm që në ndeshjen e parë?

Shpend Ibrahimi: Ndeshjen e parë e luajmë si mysafirë. Do ketë shikueshmëri, dhe kjo na motivon edhe më shumë sepse shikueshmërinë gjithmonë e kemi si një lloj ‘arme’ shtesë pavarësisht nëse tifozët janë tanët ose jo. Atmosfera nga tifozët na jep më shumë forcë, gjithmonë. Shkojmë për rezultat pozitiv, si në çdo ndeshje që luajmë të cilitdo karakter.

Drenica Sot: Mbështetja e Tifozëve:
– Sa e rëndësishme është mbështetja e tifozëve për ju dhe ekipin tuaj në këtë fazë të garës?
– Çfarë mesazhi keni për tifozët e KF Liqenit para ndeshjes së parë gjysmë finale?

Shpend Ibrahimi: Tifozët janë pika më e fortë dhe bukuria e vet lojës në çdo sport. Tifozët e Liqenit i ftoj të jenë krahas nesh në çdo ndeshje, drejt qëllimit final që kemi.

Drenica Sot: Përvoja dhe Historia:
– Si e vlerësoni përvojën tuaj deri tani në këtë kompeticion?
– Si e krahasoni këtë ndeshje me ndeshjet e tjera të rëndësishme që keni drejtuar më parë?

Shpend Ibrahimi: Është viti jonë i katërt në Superligë dhe viti i katërt poashtu në garat e Play-Offit. Jemi tashmë dy herë kampionë dhe të gjitha këto janë ekzemplarë të punës së palodhshme dhe përvojës që kemi si grup tashmë e sa vite bashkë. Edhe ndeshja ndaj Drenicës pres të jetë e fortë, atraktive dhe mbi të gjitha e kënaqshme për syrin e shikuesit.

Lexo edhe:  Vdes 18-vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Drenica Sot: Pas Ndeshjes:
– Pavarësisht rezultatit, cilat janë hapat e ardhshëm për ekipin tuaj pas kësaj ndeshjeje?
– Si do të ndikojë rezultati i kësaj ndeshjeje në përgatitjet për ndeshjen e kthimit?

Shpend Ibrahimi: Faza e gjysmëfinaleve ka tri ndeshje në total, me dy fitore që kërkohen për plasman tutje. Këtë e di unë, stafi dhe gjithë lojtarët e mi. Rezultati i kësaj ndeshje na krijon ose jo lluksin për ndeshjen e kthimit në Drenas. Të shohim…

Drenica Sot: Faleminderit që pranuat të zhvillojmë këtë intervistë, suksese në gjysmë finale!

Shpend Ibrahimi: Faleminderit juve për përkrahjen e vazhdueshme, punë të mbarë!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x