spot_img

Interesante | Djali i deputetit të VV-së në spotin e Bedri Hamzës: E respektoj

spot_img

Duket se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedir Hamza, ka filluar t`i bëj për vete edhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj, raporton Nacionale.

Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër..

Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.

“E urrej politiken, por individin e respektoj”, thotë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.

Lexo edhe:  Mëngjesi me acar ndërsa gjatë ditës mot me diell
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x