Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Hanover të Gjermanisë.
Fjala është për Granit Tahirin, për të cilin kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale, familjarët dhe miqtë tij.
Sipas njoftimit, Graniti ka qenë edhe talent në futboll, ndërsa nuk janë bërë të qarta akoma se çfarë sektori ishte duke punuar i ndjeri, transmeton Zeri.info.
“Ka ndërruar jetë 30-vjeçari Granit Tahiri në vendin e tij të punës në Hanover. Një djalë shembull, një shok i jashtëzakonshëm dhe një njeri i shkëlqyer. Ai ishte gjithashtu një super talent në futboll. Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruhet në një postim nga miqtë e tij në rrjetet sociale. /Zëri





