spot_img

Hysni Gucati për Kurtin: E kam ditë që kurrë s’vjen me na vizitu në Hagë

spot_img

Ish-kryetar i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është shprehur i zhgënjyer me qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti në raport me ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë, duke i përmendur uljen e shumës së parave për avokatët e tyre, duke thënë se nuk e din nëse Kurtit i vjen turp për këtë gjë.

Ai ka treguar se qysh prej fillimit, pagesa e avokatëve ka qenë problematikë.

‘‘Te ne ka qenë një problematikë shumë e madhe të bëhet pagesa e avokatëve. Unë isha në krizë për avokat. Këtu dua të falënderoj shumë njerëz, një njeri që me ka nejt afër gjithmonë, Emin Lati, bashkë me një shok në Belgjikë, për me na ndihmu financiarisht, Elbasan Shala, jeton në Belgjikë, është biznesmen shumë i njohur. Edhe ai njeri përgjigjet brenda 24 orëve. E kam thirre, e ma ka thënë se: Unë përgatit, ty edhe Nasimit, që me i gju në konto 1 milion euro brenda 5 minutave. Edhe unë i thash: Jo mos u ngut me dhënë para’’, ka thënë ai.

Gucati ka thënë se e ka ditur gjithmonë që Kurti s’do t’i vizitojë asnjëherë.

‘‘Unë e kam ditë që s’vjen me na vizitu kurrë. Me veprimet e tija më të hershme. Kjo ka qenë e keqja e tij’, ka potencuar mes tjerash ai.

Lexo edhe:  Nëna e Faton Hajrizit: Jemi lutur të mos bie i gjallë në duart e policisë serbe
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x