Sukses i jashtëzakonshëm për sportin e Drenasit!
Vajzat e klubit të volejbollit KV “Gryka” kanë shkruar histori duke u shpallur kampione të Kosovës në Voljeboll në grupin e lindjes.
Në një ndeshje vendimtare dhe plot emocion, skuadra nga Drenasi tregoi shpirt luftarak dhe dominim të vërtetë, duke mposhtur KV “Kaqanikun” me lojë të bukur, disiplinë taktike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Ky triumf është rezultat i punës së palodhur të vajzave, trajnerëve dhe gjithë stafit teknik të KV “Gryka”, të cilët me pasion dhe përkushtim po e ngritin klubin në majat e volejbollit kosovar.
KV “Gryka”, me këtë fitore historike, jo vetëm që kurorëzohet si kampione, por gjithashtu konfirmon potencialin e madh të talenteve të reja që po rriten në Drenas. Urime vajzave tona kampione – krenaria e qytetit!