spot_img

Haziri: Krejt VV janë çu në këmbë për Sanduloviqin, por s’pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së

spot_img
spot_img
spot_img

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar Qeverinë Kurti e deputetët e Vetëvendosjes që i dolën në mbrojtje politikanit serb Nikola Sanduloviq, por që nuk reaguan për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi.

Haziri tha se nuk është i ri fenomeni i rrahjeve brutale e burgosjes për motive politike në Serbi.

Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së”, tha Haziri.

“Kryeministria, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucovic i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2. Reaguan kinse në mbrojtje, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA