spot_img
spot_img

Haxhiu tregon me fakte zhvatjen e buxhetit nga Qeveria Kurti: Veç në Klinikën e Gjinekologjisë janë zhvatur mbi gjysmë milion euro

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu ka shpërfaqur zhvatjet e buxhetit të shëndetësisë përmes asaj që ai e quan tendero-mania.

“Zhvatjet e buxhetit te shëndetësisë përmes tendero-manisë së renovimeve ku vetëm në 8 pozicione në Klinikën e Gjinekologjisë janë zhvatur 506 885€”, ka shkruar Haxhiu.

“Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-215 Për Qasje në Dokumente Publike, kam siguruar kontrata për renovime në Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Urologjisë , Klinikën e Nefrologjisë Hemato – Onkologjisë, Klinikën e Emergjencës, Kardiologjisë, adaptimi i korridoreve dhe pritoreve në klinikat e kirurgjisë abdominale, radiologjisë dhe biokimisë, vërehen keqpërdorime të mëdha të buxhetit të qytetarëve”, ka shkruar tutje ai.

Për më shumë detaje rreth keqpërdorimeve që pretendon Haxhiu, shiko postimin:

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA