spot_img

Haxhiu: Ose e bëjmë Qeverinë ne, ose shkojmë në zgjedhje

spot_img

Albulena Haxhiu ka thënë se nëse Qeveria nuk bëhet nga Vetëvendosje, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Ajo deklaratë erdhi pas takimit të thirrur nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me partitë politike për përgatitjet për seancën konstituive.

“Ne po presim që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita si e vetme, prandaj duke qenë kështu ose e bëjmë Qeverinë ose shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar ajo para mediave.

Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimeve të Vetëvendosjes edhe me partitë e tjera, përvec LDK-së të cilës i ka bërë ftesë.

“Deri në seancën konstutive janë edhe shtatë ditë, pra deri më 15 prill natyrisht nuk e përjashtojë mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime të tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takim. Në këtë rast kryetari Kurti e ka ftuar poër takim LDK-në për nesër apo pasnesër. Qëllimi është konstituimi Kuvendit.Ajo cka dimë deri tani është emri I kryeministrit, Ajo cka dihet deri tani është se kryeministër do të jetë Albin Kurti.”, ka thënë ajo.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA