Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dje u tentua të sulmohet eskorta e kryeministrit Kurti në Skenderaj.
Madje ajo ka thënë se ky tentim sulmi erdhi pikërisht nga njeriu me reputacion në këtë zonë, ish-gjenerali Sami Lushtaku.
“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, ka shkruar ajo./Ballkani.info/
- Advertisement -