spot_img

Haradinaj me mesazh të fortë për luftëtarët: Jemi shumë më tepër se propaganda e tyre

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar sot një reagim të fuqishëm në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së, duke akuzuar qeverinë për harresë të qëllimshme dhe përpjekje për t’i zbehur meritat e tyre në shërbim të atdheut.

Në mesazhin e tij, Haradinaj thotë se çdo ditë që kalon, qeveria po i largon luftëtarët nga kujtesa publike, ndërsa propaganda po synon t’i shtyjë drejt harresës kolektive. Ai thekson se fillimisht ata u injoruan, më pas u ofenduan, madje edhe për veshjen e tyre, sa herë marshonin në përvjetore e tubime përkujtimore.

Haradinaj akuzon pushtetin për orkestrim dokumentesh e procesesh gjyqësore që, sipas tij, kanë synim të qartë: dobësimin e figurës së luftëtarit. Por ai shton se përtej çdo goditjeje politike, struktura shpirtërore dhe mendore e luftëtarit mbetet e paprekshme.

“Luftëtarët jetojnë gjithmonë me qëllime të qarta. Ata nuk kanë frikë nga stuhitë, sepse stuhitë e kanë frikë vendosmërinë e tyre”, shkruan ai, duke i cilësuar plagët e tyre si medalje dhe heshtjen si urdhër.

Haradinaj i konsideron luftëtarët si njerëzit që kanë parë nga afër vijën e hollë mes jetës dhe vdekjes, të cilët tashmë po shuhen natyrshëm, krenarë dhe stoikë, me një peng të vetëm, që nuk e patën fatin e dëshmorëve.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA