Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, është takuar me mërgimtarët në Zvicër.
Hamza tha se ata janë shtyllë e pamohueshme ekonomike e vendit.
“Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë dhe me mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë, për ta drejtuar vendin, drejt një të ardhme, që secili e meriton dhe kërkon!”, tha Hamza.
“I emocionuar dhe i lumtur të shoh bashkatdhetarët tanë që kanë ndërtuar jetën e tyre, plot suksese dhe arritje në një vend kaq demokratik dhe gjithmonë për kaq vite, kanë ruajtur traditën dhe dashurinë për atdheun!”, theksoi ai.
- Advertisement -